Profesori Sami Repishti, zëri i shquar për drejtësinë, lirinë e pavarësinë e Kosovës, u nda nga jeta të mërkurën.
Lajmin e kanë dhënë familjarë e miq, teksa ka reaguar edhe presidentja Vjosa Osmani.
Osmani tha se vepra e profesor Repishtit është dëshmi e guximit dhe e përkushtimit – duke qëndruar në ballë të luftës për të drejtat e njeriut dhe luftës për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
“Dëshmia e tij në institucionet amerikane, shkrimet e tij për historinë e Kosovës dhe dashuria e tij e thellë për popullin tonë do të mbeten të paharrueshme. Ai ishte një patriot e prijetar me vizion, përpjekjet e të cilit ndihmuan në formësimin e rrugës drejt pavarësisë sonë. Mirënjohje e përjetshme për një jetë kushtuar çështjes shqiptare!
U prehtë në paqe profesor Repishti. Trashëgimia e tij do të jetojë për sa të jetë kombi jonë!“