4 C
Pristina
Tuesday, December 23, 2025

Ndahet nga jeta ish-futbollisti gjerman Sebastian Hertner, bie nga rreth 70 metra lartësi

Bota e futbollit është e tronditur nga lajmi i vdekjes së ish-futbollistit gjerman Sebastian Hertner. 34-vjeçari humbi jetën të dielën në një aksident tragjik në qendrën e skive Savin Kuk në Mal të Zi, pasi ra nga një lartësi prej rreth 70 metrash.

Tragjedia ndodhi ndërsa Hertner dhe gruaja e tij 30-vjeçare po përdornin një teleferik dyvendesh pranë Zhablakut, në vargmalin Durmitor. Pas rënies së tij, gruaja mbeti e bllokuar në teleferik, por u shpëtua nga shërbimet e emergjencës, duke pësuar thyerje në këmbë, sipas mediave kroate “Index”.

Gjatë karrierës, Hertner luajti në ligën e dytë gjermane për klubet 1860 Munih, Erzgebirge Aue dhe Darmstadt. Së fundmi ai ishte kapiten i ekipit të divizionit të pestë ETSV Hamburg, i cili i dha lamtumirën në një postim prekës në rrjetet sociale:

“Me hidhërim të madh njoftojmë sot se kapiteni ynë Sebastian Hertner ndërroi jetë në një aksident tragjik gjatë pushimeve. Jemi të tronditur dhe thellësisht të prekur. Ngushëllimet tona të sinqerta familjes dhe të dashurve të tij. Pusho në paqe.”

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img
spot_img

LAJME TË TJERA