Musliu: Presidentja tha diçka që ne e kemi thënë për katër vite rresht

Deputetja e PDK-së, Gaznimete Musliu, në një intervistë për emisionin COMPASS në ATV, duke komentuar deklaratat e presidentes Osmani në fjalimin vjetor të kësaj të fundit, lidhur me lidhur me kritikat për marrëdhëniet me aleatët, tha se këtë si PDK e kanë thënë për katër vite rresht.

“Presidentja tha diçka që e kemi thënë ne si parti politike që katër vite rresht dhe për ne nuk ishte diçka risi, ishte diçka e vonuar nga presidentja, por populli thotë ‘më mirë vonë se kurrë’. Pavarësisht pritjeve të mëdha që i kanë pasur edhe qytetarët, por edhe bashkësia ndërkombëtare, presidentja ka heshtur atëherë kur nuk është dashur të heshtë dhe vetë heshtja e saj ka lënë të nënkuptohet se ajo pajtohet me luftën e Albin Kurtit ndaj aleatëve tanë. Sot fatmirësisht e tha haptas dhe e tha kjartë, por po e them që sot jemi afër më pak se 100 ditë deri në zgjedhjet e reja dhe mendoj që presidentja është vonuar në këtë drejtim”, tha Musliu.

Intervistën e saj të plotë në COMPASS në ATV, e gjeni në videon më poshtë:

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA