Konkursin e parë që e nisi vet, iu shpall i jashtëligjshëm e u anulua.
Tentativën e dytë për rekrutimin e 30 diplomatëve që me ligj konsiderohen zyrtarë publik, ashtu siç iu kërkua, Ministria e Jashtme do ta bëjë përmes asaj të Punëve të Brendshme.
Aplikimet do të nisin nga data 27 e këtij muaji, e me ata që pranohen MPJD-ja synon të mbushë ambasadat që u kritikua se i kanë mbetur me pak diplomatë.
Të tillë më së shumti po kërkon që flasin anglisht, gjermanisht e frëngjisht. Tre janë të rezervuar për në vendet mosnjohëse. Dy kërkohen me gjuhën spanjolle e një me atë greke.