0.2 C
Pristina
Sunday, December 14, 2025

Mohammed Bin Salman mund të blejë Barcelonën – Oferta prej 10 miliardë eurosh?

Një lajm i madh po qarkullon në mediat sportive se Princi i Kurorës së Arabisë Saudite, Mohammed Bin Salman, raportohet se po shqyrton mundësinë e blerjes së një pjesë të klubit Barcelona.

Sipas Francois Gallardo nga emisioni “El Chiringuito”, princi saudit mund të bëjë një ofertë të jashtëzakonshme prej 10 miliardë eurosh për klubin katalanas. Kjo do të përputhej me strategjinë e Arabisë Saudite për të zgjeruar ndikimin e saj në sport, qoftë përmes investimeve direkte, qoftë përmes Fondit Publik të Investimeve (PIF).

Megjithatë, oferta duket jashtëzakonisht e madhe, duke pasur parasysh situatën financiare të Barcelonës, e cila aktualisht ka një borxh mbi 2.5 miliardë euro. Në teori, një ofertë prej 10 miliardë eurosh do t’i siguronte princit kontroll të plotë mbi klubin.

Por realiteti është më kompleks. Barcelona, si dhe Real Madridi, funksionojnë sipas modelit socio, që do të thotë se klubi është në pronësi të anëtarëve të tij dhe ata vështirë se do të pranonin një shitje totale nga një etnitet i huaj. Gallardo nënvizon qartë këtë fakt.

Nga ana tjetër, Fondi Publik i Investimeve mund të investojë në Barcelonë nëse klubi ndan sektorin e argëtimit nga ai sportiv, por kjo nuk do t’i jepte PIF-it kontroll mbi aktivitetet e përditshme sportive. Një strategji e ngjashme po konsiderohet edhe nga Real Madridi, ku Florentino Perez është i hapur ndaj idesë së ndarjes së sektorit të argëtimit nga ai futbollistik, duke lejuar investitorë të huaj vetëm në pjesën e argëtimit.

Pra, kjo duket të jetë mënyra e vetme për të lejuar investimin e PIF tek Barcelona. Përtej kësaj, një blerje e plotë nga një etnitet i huaj, veçanërisht nga fondi saudit, mbetet pothuajse e pamundur. /ATVLIVE.TV

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img
spot_img

LAJME TË TJERA