17.7 C
Pristina
Wednesday, April 15, 2026

Mitrovica përkujton 104 të pagjeturit, kërkohet zbardhja e fatit të tyre dhe drejtësi

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Faton Peci, ka marrë pjesë në një aktivitet përkujtimor në nderim të 104 qytetarëve shqiptarë të pagjetur nga kjo komunë gjatë luftës së fundit.

Në këtë organizim, i realizuar në bashkëpunim me Shoqatën e të Pagjeturve “Zëri i Prindërve”, u vendosën 104 karrige të zbrazëta dhe trëndafila të bardhë, si simbol i mungesës dhe pafajësisë së viktimave.

“Sot, përkujtuam 104 qytetarë shqiptarë të pagjetur nga Komuna e Mitrovicës, të zhdukur gjatë luftës së fundit nga okupatori famëkeq serb”, ka deklaruar Peci.

Ai ka theksuar se fati i tyre vazhdon të mbetet i panjohur, duke kërkuar përgjegjësi dhe drejtësi për familjet e viktimave.

“104 karrige të zbrazëta, 104 emra për fatin e të cilëve akoma nuk dihet asgjë, 104 trëndafila të bardhë që simbolizojnë pafajësinë e popullit tonë”, ka shtuar ai.

Në kuadër të aktiviteteve përkujtimore, pjesëmarrësit kanë marshuar nga oborri i gjimnazit drejt lagjes së boshnjakëve, në një nga lokacionet ku gjatë luftës janë kryer krime ndaj civilëve shqiptarë.

“Vendosëm lule të freskëta për të mbajtur të freskët kujtimin për ta”, ka theksuar Peci.

Ai ka kritikuar mungesën e përgjegjësisë nga Serbia lidhur me të pagjeturit.

“Serbia gjenocidale ende nuk tregon ku janë të pagjeturit dhe nuk kërkon as falje”, ka përfunduar ai.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img
spot_img

LAJME TË TJERA