Përgatiti: Driton Sadiku
Seancën e gjatë të së enjtes, deputetët e pushtetit e mbyllën me një selfie, si kujtim për miratimin e buxhetit 2025.
Ata i bënë vetë 61 vota në lexim të dytë, ndërsa opozita nuk mori pjesë në votim.
Por disa prej deputetëve e subjekteve të tjera kishin propozuar shumicën nga 128 amendamentet, që u shqyrtuan për rreth pesë orë, një nga një.
Për shkak të seancës së gjatë, shpesh deputetët dilnin nga salla. Prandaj, përsëritej votimi, në mungesë kuorumi.
Probleme patën edhe me sistemin elektronik të votimit.
Lidhja Demokratike e Aleanca e lëshuan sallën qysh herët, por pasi shprehën shqetësimin rreth disa çështjeve.
Veç vërejtjeve për buxhet, pati edhe akuza të tjera, për tema aktuale.
Buxheti tashmë i miratuar i plotë, është 3.6 miliardë euro.