Ministrja Nagavci njofton hapjen e thirrjes për mësimdhënësit që duan të marrin licencën e avancuar

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, njoftoi se sot është hapur thirrja për aplikim për mësimdhënësit që duan të marrin licencën e avancuar për mësimdhënie.

“Kjo është thirrja e parë publike që MASHTI-i e bën për mësimdhënësit e shkollave publike në Kosovë”, deklaroi Nagavci.

Udhëheqësja e dikasterit të Arsimit bëri me dije se thirrja vlen për mësuesit e arsimit fillor, ata të lëndës së matematikës në arsim të mesëm të ulët dhe të lartë dhe mësimdhënësit e gjuhës shqipe në arsim të mesëm të ulët e të lartë.

“Aplikimi mund të bëhet përmes platformës e-Kosova nga sot deri më 19.12.2024. Të gjitha ato-ata që do të përmbyllin suksesshëm këtë proces do të përfitojnë shtesën e performancës. Bashkë, çdo ditë për rezultate të synuara e avancim të performancës në arsim”, shtoi Nagavci.

Megjithatë, të drejtë aplikimi për këtë licencë kanë vetëm mësimdhënësit që paraprakisht posedojnë licencën e karrierës dhe kanë mbajtur së paku 200 orë për zhvillim profesional.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA