Bernë-Prishtine, 15 qershor -Pas kidnapimit të tre policëve shqiptar në Kosovë nga policia serbe dhe pas arrestimit të 3 kosovarëve tjerë në Merdare bashkë me provokimet tjera të bandave kriminale serbe në rrugët e Serbisë duke u paraqitur here si « police » e here si « wagner », ka shkaktuar panik dhe pasiguri tek mërgimtarët shqiptare, sidomos ata kosovaret qe gjate pushimeve i bien tranzit nëpër Serbi, njofton nga Prishtina, korrespodenti i gazetës zvicerane ne shqip Le Canton27.ch
Për çdo vit tranzit përmes Serbisë kalojnë mbi dy milionë shqiptarë. Rrisin buxhetin e Serbise për një miliard.
Analistët: Me paret e shqiptarëve Serbia blen armatim kundër Kosovës
Një numër i madh i diasporës shqiptare janë edhe ata nga Zvicra te cilët e kalojnë këtë rruge me fëmije me plote panik. Sipas gazetës zvicerane ne shqip për çdo vit rrugëve te Serbisë kalojnë mbi 2 milionë shqiptarë te Ballkanit (Kosova, Shqipëria, Maqedonia Veriore, Lugina e Preshevës, Malit të Zi si dhe Greqia). Mësohet se buxheti i Serbisë rritjet për një miliardë euro ne vit nga diaspora shqiptare. Sipas analisteve kosovar, është konstatuar se Serbia, me ato mjete blen armim luftarake kundër Kosovës.
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka ftuar qytetarët e Kosovës të shmangin kalimin nëpër Serbi
“MPJD, gjatë ditës ka pranuar raportime për arrestime të qytetarëve të Republikës së Kosovës nga autoritetet serbe përgjatë kalimit të tyre nëpër Serbi, dhe po merret nga afër me rastet nëpërmjet Zyrës Ndërlidhëse në Beograd.
Teksa u bëhet thirrje qytetarëve që të përdorin rrugë alternative për udhëtim.
Marrë parasysh zhvillimet e fundit, dhe duke e njohur qasjen jo korrekte të autoriteteve serbe, me qëllim të shmangies të çfarëdo incidenti, MPJD fton qytetarët që të përdorin rrugë alternative për udhëtim”, thuhet në njoftim, citon gazeta zvicerane Le Canton27.ch
Një apel te ngjashëm e kane dhënë edhe ish-presidenti i Kosovës, biznesmen i njohur zviceran Behgjet Pacolli, aktualisht kryetar i Aleancës për Kosovë të Re (AKR). Zotëri Pacolli i është lutur bashkatdhetarëve të zgjedhin rrugë alternative, e të mos kalojnë përmes Serbisë.
“I lusë gjithë bashkatdhetarët të zgjedhin rrugë alternative, e të mos kalojnë përmes Serbisë. Provokimet serbe nuk kanë të ndalur! Ju uroj mirëseardhje në Kosovë!”, ka thënë z. Pacolli për gazetën zvicerane ne shqip Le Canton27.ch. Redaksia jone ka kontaktuar edhe ambasadën zvicerane ne Prishtine dhe Beograd për te marr një deklarate rreth kësaj gjendje dhe provokimeve serbe ndaj diasporës kosovare rrugëve te Serbisë.