Megan Fox ka deklaruar se për të është shumë e rëndësishm që djemtë e saj të rriten ndryshe nga burrat që aktorja dikur kishte lidhje me ta.
‘’Është shumë e rëndësishme për mua që ata të mos jenë gënjeshtarë, që të jenë në gjendje të jenë plotësisht transparentë dhe të ndershëm dhe të respektueshëm’’, u shpreh Megan.
Aktorja tha se ajo gjithashtu nuk pret që djemtë e saj “të kenë një dashuri të vërtetë” në moshën 16-vjeçare.
Megan Fox rrallë ndan fotografi të fëmijëve të saj në mediat sociale dhe kryesisht i mban ata larg vëmendjes sepse nuk dëshiron që ata të ballafaqohen me komente negative nga njerëzit përmes fotografive.
Aktorja, e cila tani është e fejuar me reperin Machine Gun Kelly, tha se ajo sigurohet që asnjë nga fëmijët e saj të mos ndihet si “ata janë të çuditshëm apo ndryshe nga të tjerët’’.
Përndryshe, aktorja akuzohej se I detyron djemtë e saj të visheshin me rroba vajzash, duke I thënë se është abuzim me fmëijët, por ish bashkëshorti Brain Austin Green, I doli në mbrojtje duke thënë se nuk është fare e vërtetë.
Megan fox dhe Brain Austin Green I dhanë fund martesës së tyre 10 vjecare në vitin 2020./atvlive.tv/