Derisa koha e iftarit po afrohej, të gjithë bashkë po bënin po bënin përgatitjet e fundit për këtë natë. Prej 16 vjetësh, për hoxhën e fshatit Hogosht të Kamenicës, Xhemush Biçku, është bërë traditë që një iftar ta presin me bashkëvendësit e tij.
Imami Biçku, në një prononcim për ATV-në, tregoi se ky është iftari i 16-të me radhë që e organizojnë me gjithë fshatin, ndërsa një traditë të tillë do ta vazhdojnë edhe në të ardhmen.
“Ideja është e kahershme, për arsye se unë jam imam këtu tash e 28 vite. Para luftës dhe pas luftës, dy tri vite, kemi organizuar iftare më të vogla nëpër shtëpi, nëpër oda dhe kur filloi koha të nxehet verës, e pamë të arsyeshme që të mos bëjmë iftar me 10-15 vetë, por t’i bëjmë iftaret së bashku të gjithë fshati këtu. Ky është iftari i 16-të me radhë, por edhe sa të jem, gjithmonë do ta vazhdojmë këtë traditë”, tha ai.
Imami Biçku tregoi se janë dy iftare që i organizojnë për çdo Ramazan me banorët e fshatit Hogosht.
“Në i bëjmë dy iftare. Sot e kem iftarin për 220 vetë, kurse ditën e shtunë, me 15 prill, e kemi iftarin edhe të motrave tona, bijave. Që 33 vite që lexoj nga libri i shenjtë Kurani fisnik, sonte e kemi edhe duanë e hatmes këtu”, tha ai.
Bisedën e plotë me imamin Xhemush Biçkusi dhe pamje nga iftari i gjithë banorëve të fshatit Hogosht mund ta gjeni në videon e më poshtme. /atvlive.tv