4 C
Pristina
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024

Mbi 4500 euro pritet të paguajnë bizneset për një shtëpizë në shesh

Përgatiti: Besmire Kluna

Nëntëfish me shtrenjtë do të paguajnë pronarët e bizneseve për një shtëpizë, nëse dëshirojnë që produktet e tyre t’i shesin në qendër të Prishtinës.

Nga 500 euro sa ishte qiraja e një shtëpize në këtë vend gjatë sezonit veror, tash për një të tillë do të jetë mbi 4000 mijë euro.

Këtë çmim e ka caktuar ndërmarrja publike “Sport Marketing”, e cila do të merret me organizimin e festivaleve “Akull në verë” dhe “Verë në dimër”.

“Sa i përket çmimit unë nuk kisha desht me u bazu në atë koncept se nuk po ofrojmë një çmim të një shtëpize ne po ofrojmë organizim eventi, i cili do të përfshijë shumë risi, plan të zgjerum artistik, për herë të parë një patinazh që s’ka qenë në të kaluarën do të përfshijë lodra një kënd për fëmijë, të rritet numri I shtëpizave, sepse po kemi vetëm një zonë, diskrepancë, së bashku me kryetarin e Prishtinës dhe bordin e drejtorëve, ne kemi aprovu në biznes planin e vitit të kaluar konceptin se si organizohet edhe nga shtetet e tjera”, tha Bardh Krasniqi, drejtor i “Sport Marketing”.

Ndërkaq, për opozitën, ky çmim është i papërballueshëm për bizneset.

“Do të thotë diçka që e ka organizu gjithmonë Komuna tash këta vendosën me ia dhanë dikujt privat me organizu edhe kjo kallxon se këta s’janë tu ditë e para, e dyta fakt nuk ka qenë 500 fillimisht kur ka fillu ka qenë 90 euro si event verë në dimër qiraja ka qenë ashtu, ndërsa këta sot përmes kompanive private të cilat ua kanë dhanë ekskluzivitetin për me e ba si event tash është me gjithë taksa 4500 një shtëpizë do të thotë, ki objekte në Prishtinë alamet objekte që nuk e kanë qiranë 4600 mujore e këta për një shtëpizë, kjo shihet se është një zhvatje e qeverisë së LDK-së në Komunë të Prishtinës, normal që ndikon shumë keq të bizneset”, tha Petrit Reçica, asamblist i Lëvizjes Vetëvendosje.

Madje, shumëfishimin e çmimit të qerasë e vlerësojnë të lartë edhe nga Komuna e Prishtinës.

“Çmimi për sezonin veror ka qenë çmim të cilin e kemi përcaktuar ne si drejtori e shërbimeve publike që ka qenë vetëm 500 euro për biznese, ndërsa tash me TVSH arrin diku të vlera 4000 euro që është një vlerë tepër e lartë. 150 kërkesa për 24 orë ka pasur kërkesa nga bizneset që me jep me kuptu që paska biznese që përkundër çmimit të lartë janë të interesune me pas shtëpizë’’, tha Bekim Brestovci, drejtor i Shërbimeve Publike.

Brestovci thotë se kjo përveç se dëmton bizneset prek edhe në xhepat e qytetarëve.

Hapja e këtij eventi pritet të bëhet nga 1 dhjetori dhe zgjat deri më 15 janar 2025.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA