MASHT-i perpilon rregullat rreth qasjes në internet për fëmijet me qëllim mbrojtjen e tyre

Përgatiti: Kastriot Tahiri

Rreth 50 nxënës për pesë muaj, u bënë pre e sfidave virale të platformës TIKTOK. Madje, shumë prej tyre, morën edhe trajtime mjekësore për shkak të lëndimeve që ia shkaktuan vetes.

Me qëllimin që rastet si këto të mos përsëriten, Ministria e Arsimit ka hartuar një projekt-udhëzim administrativ për rregullat dhe masat e sigurisë në lidhje me përdorimin e internetit, i cili aktualisht është në diskutim publik.

Sipas këtij udhëzimi, institucioneve arsimore u kërkohet të përfshijnë sigurinë në internet, si pjesë të kurrikulës mësimore.

Mirëpo, përveç kësaj, Sociologu Blerim Selishta thotë se prindërit obligohen të luajnë një rol aktiv në edukimin dhe mbrojtjen e fëmijëve nga rreziqet e internetit.

“Mund të ketë vërejtje, por është më parimore që prindërit të kenë kujdes më shumë rreth fëmijëve të tyre dhe ai mund të kufuzojë, por prindërit janë ata që i edukojnë dhe rrisin siç duhet”, tha Selishta.

Në kuadër të këtij udhëzimi, parashikohet ndërprerja e qasjes në përmbajtje të dëmshme, e cila mund të jetë e përkohshme ose e përhershme.

Masa e përkohshme aplikohet kur një faqe ose aplikacion keqpërdoret nga një palë e tretë dhe vlerësohet se është përdorur pa qëllime keqdashëse ose përfitimi.

Ndërsa, masa e përhershme aplikohet kur një ueb-faqe ose aplikacion ka qëllim shpërndarjen e materialeve të dëmshme për fëmijët.

Ky obligim i vishet ofruesit të shërbimeve të internetit.
Në udhëzim përfshihen edhe format e edukimit të fenomeneve si bullizimi online e abuzimi seksual.

Megjithatë, nga Qendra për Studime të Avancuara, kërkojnë përfshirjen edhe të një fenomeni tjetër.

“Përfshirje edhe pornografisë online, ani pse nuk janë shumë të pranishme shtetet duhet të jetë aktiv dhe institucionet ta rregullojnë atë, megjithatë zbatimi kërkon përpjekje gjithë institucionale”, tha Shkodran Ramadani nga FIT.

Deri më tani, as në strategjinë shtetërore për arsim dhe as në ligjin për mbrojtjen e fëmijëve nuk është parashikuar kufizimi i qasjes në rrjetet sociale.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA