Gara sprint e Çmimit të Madh të Spanjës në MotoGP u vendos vetëm katër xhiro para fundit, pas një shiu të papritur në pistën e Jerez de la Frontera. Fitues i kësaj gare u shpall spanjolli Marc Marquez me Ducati.
Ai la pas shokun e tij të skuadrës, italianin Francesco Bagnaia, i cili përfundoi i dyti, ndërkohë që në podium u ngjit edhe italiani tjetër Franco Morbidelli me motorin VR46, në vendin e tretë. Gara u karakterizua nga kaos dhe disa rrëzime për shkak të pistës së lagur.
Shiu nxori jashtë loje shumë pretendente, përfshirë italianin Marco Bezzecchi me Aprilia (kryesuesin e botërorit), shokun e tij të skuadrës, spanjollin Jorge Martin, dhe spanjollin tjetër Alex Marquez me Ducati Gresini. Pas garës pati polemika rreth fitores së Marquez, por drejtuesit e garës nuk ndryshuan vendimin.
Kjo garë sprint ishte një dështim për Aprilia, megjithatë Bezzecchi dhe Martin ruajnë vendet e para në renditjen e përgjithshme, të ndarë vetëm nga katër pikë.






