Maqedonci takon gjeneralin Clark, e informon për përparimin e ushtrisë

Gjenarali që udhëhoqi fushatën ajrore në NATO-s, kundër forcave serbe një çerek shekulli më parë sot ishte mysafir në Ministrinë e Mbrojtjes së Republikës ku u prit nga ministri, Ejup Maqedonci.

Gjenerali amerikan Wesley Clark aty u njoftua në mënyrë të detajuar mbi përparimin Ushtrisë së Kosovës.

“Ministri e informoi Gjeneralin Clark në mënyrë të detajuar mbi përparimin e ndjeshëm të Forcës së Sigurisë së Kosovës, në realizimin e objektivave të dakorduara në kuadër të Planit Gjithëpërfshirës të Tranzicionit. Ai theksoi se niveli i lartë i profesionalizmit që Forca e Sigurisë së Kosovës dëshmon sot, para së gjithash, është rezultat i marrëdhënieve dhe bashkëpunimit të ngushtë në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë ndërmjet vendeve tona, për çka kontributi i Gjeneralit Clark ka qenë dhe mbetet tejet i rëndësishëm”, thuhet në njoftimin e shpërndarë nga kjo ministri.

Takime si ky, ministria i ka quajtur si rikujtues i kohërave të vështira të angazhimit të përbashkët për liri.

“Kur po luftonim me bashkëluftëtarë kundër së keqes që i kanosej vendit tonë, ndihma nga ajri përmes NATO-s ishte vendimtare për përmbylljen e luftës. Wesley Clark, po komandonte forcat e NATO-s në ndërhyrjen humanitare që do të ndryshonte përgjithmonë të ardhmen e vendit tonë”, u shpreh ministri Maqedonci.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA