MAPL-ja refuzon kërkesën e kryetarit të Gjilanit për shpërbërjen e Kuvendit

Përgatiti: Krenare Mulliqi

Ministria e Administrimit të Pushtetit lokal refuzoi edhe zyrtarisht kërkesën e kryetarit të Gjilanit, Alban Hyseni, për shpërndarjen e Kuvendit.

Madje, Ministria në vendimin e saj kërkoi nga Komuna ta miratojë buxhetin për vitin 2025 sa më shpejt, derisa pikërisht buxheti u bë mollë sherri mes pushtetit e opozitës.

Opozita e Gjilanit ankohej për injorim nga kryetari, ndërkaq vendimin e Ministrisë e mirëpret.

Sidoqoftë që buxheti të votohet opozita ka kushte.

Kuvendi i Gjilanit deri më tani tri herë dështoi të miratojë buxhetin e vitit 2025.

Kjo u pamundësua nga mospjesëmarrja e opozitës në seancë.

Afati i fundit kur komunat duhet të miratojnë buxhetin është 31 shtatori. Buxheti i Gjilanit për vitin 2025 planifikohet të jetë 34 milionë euro.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA