Madonna dhe Elton John i japin fund armiqësisë

Grindja e gjatë dhe e ashpër mes Madonnës dhe Elton John-it më në fund ka marrë fund, pasi këngëtari i “Tiny Dancer” i kërkoi falje dhe e luti që ajo ta falte.

Ribashkimi i papritur ndodhi prapa skenës në “Saturday Night Live” të shtunën mbrëma, ku Elton John ishte i ftuar.

Krahas një fotografie në Instagram ku të dy ikonat e muzikës përqafohen, këngëtarja e “Vogue” ndau se ka qenë një fanse e përjetshme e Eltonit dhe se dikur ishte fshehur nga shtëpia për ta parë atë në koncert kur ishte në gjimnaz. “Ishte një performancë e paharrueshme që më ndihmoi të kuptoj fuqinë transformuese të muzikës,” shkroi ajo, duke shtuar se kjo e kishte ndryshuar rrjedhën e jetës së saj. “Gjithmonë jam ndier si një e huaj teksa rritesha, dhe ta shihje atë në skenë më ndihmoi të kuptoj se ishte në rregull të ishe ndryshe. Në fakt, kjo ishte thelbësore.”

Madonna, 66 vjeç, pranoi se e kishte “lënduar” fakti që John kishte bërë komente të ashpra ndër vite, duke përfshirë edhe momentin kur ai thuhet se e quajti atë “një lopë e mjerë”.

“Gjatë dekadave, më ka lënduar të di që dikush që e admiroja aq shumë e shprehte publikisht pakënaqësinë e tij ndaj meje si artiste. Nuk e kuptoja,” shkroi ajo.

Ajo tregoi se fjalët e para që dolën nga goja e këngëtarit të “Your Song” ishin “më fal”  dhe “muri mes nesh u rrëzua.”/ NO FILT/

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img
spot_img

LAJME TË TJERA