Situata po bëhet SHUMË E SHËMTUAR brenda rrethit të ngushtë të GloRilla-s dhe këtë herë sulmet vijnë nga gjaku i saj.
Motra e GloRilla-s ka shpërthyer me një sulm publik të ashpër, duke e akuzuar reperen se e braktisi familjen sapo fama dhe paratë hynë në lojë. Mesazhi shpërthyes pushtoi rrjetet sociale, ku ajo pretendon se suksesi i artistes erdhi në kurriz të besnikërisë familjare.
“Gjete suksesin… por e harrove krejt familjen,” shkroi ajo, një fjali që ndezi menjëherë internetin dhe hapi valën e spekulimeve për mosmarrëveshje financiare, premtime të thyera dhe tensione pas skenave.
Fansat janë ndarë në dy kampe. Disa e mbrojnë GloRilla-n, duke thënë se fama nuk do të thotë se u detyrohesh të gjithëve para. Të tjerë insistojnë se familja duhet të vijë gjithmonë e para, pavarësisht sa i madh bëhesh.
Por GloRilla nuk heshti, ajo postoj një screenshot që dyshohet të jetë me nënën e saj, e cila shihet qartazi që po e falënderon vajzën e saj për të gjitha gjërat e ndihma që ajo u ofron, madje nëna e supozuar shkruan: “Kur të bëhem milionere, MË KE MUA”
Ky konflikt familjar duket se është LARG përfundimit dhe nëse dalin “prova”, situata mund të bëhet edhe më e shëmtuar.








