Linkin Park është rigrupuar dhe po bën muzikë përsëri – shtatë vjet pas vdekjes së Chester Bennington.Grupi shpalli Emily Armstrong si vokalisten e re dhe njoftoi planet për një album dhe turne të ri.
Armstrong bashkohet si bashkëvokaliste kryesore dhe ka një baterist të ri, Colin Brittain, që zëvendëson Rob Bourdon. Grupi, i përbërë nga anëtarë të vjetër, bashkë-vokalisti/kitaristi Mike Shinoda, kitaristi kryesor Brad Delson, basisti Dave Farrell dhe DJ Joe Hahn, u themelua në vitin 1996.
Linkin Park, një nga grupet më të shitura të shekullit të 21-të, do të publikojë një album me 11 këngë, From Zero, i cili do të jetë i pari i grupit që nga One More Light i 2017-ës.
Turneui tyre do të vazhdojë në Seul, Koreja e Jugut (28 shtator) dhe Bogotá, Kolumbi (11 nëntor).Dhe planifikohet një turne më i zgjeruar në 2025.