Kalo te përmbajtja
Të fundit

Libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025” do të promovohet në Zürich

Nga Gazetar i verifikuar i ATV

Shto ATV në Google(hapet në dritare të re)

Ndaj

Ndani këtë artikull përmes

Ose kopjo linkun

Libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025” do të promovohet në Zürich

Më 23 maj 2026, me fillim nga ora 17:00, në bibliotekën Pestalozzi Bibliothek në Zürich do të mbahet promovimi i librit “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025”, me autor Prof. Dr. Ilir Muharremi.

Aktiviteti synon të sjellë një vështrim mbi zhvillimin e artit konceptual në Kosovë dhe rolin e tij në kontekstin bashkëkohor kulturor, politik dhe ndërkombëtar. Në panel do të marrin pjesë: Prof. Dr. Ilir Muharremi, Sislej Xhafa – artist ndërkombëtar,  Kushtrim Sylejmani – artist.

Reklamë

Sipas organizatorëve, programi do të përfshijë historikun e artit konceptual, prezantimin e artistëve të përzgjedhur në libër, prezantimin e veprave artistike, krahasimet me zhvillimet në rajon, si dhe diskutime mbi artin si mjet diplomatik dhe gjuhë politike.

Ngjarja organizohet nga Kushtrim Sylejmani, ndërsa hyrja është falas.

 

 

Reklamë

Libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025” do të promovohet në Zürich | ATV