Të apasionuarit pas lëngjeve të frutave me siguri e adhurojnë kombinimin e këndshëm mes karrotës dhe mollës. Përfitimet që vijnë prej lëngut të të dyjave janë krejt të larmishme.
Karrota ushqen organizmin me beta karoten, vitamina A, C dhe B, bakër, kalçium, mangan, fosfor dhe antioksidantë. Molla ofron fibër, vitaminë A, proteinë, vitaminë C, B, kalium dhe fosfor. Së bashku, ky lëng ndihmon në:
-
Mbajtjen larg të radikaleve të lira: Antioksidantët zmbrapsin radikalet e lira që dëmtojnë qelizat.
-
Zbritjen e rrezikut të diabetit: Polifenolët e mollës ulin nivelin e sheqerit në gjak dhe përthithjen e glukozës.
-
Menaxhimin e peshës: Lëngu ka pak kalori dhe aspak yndyrna, ndërsa fibrat ju mbajnë të ngopur më gjatë.
-
Parandalimin e sëmundjeve të zemrës: Fibra tek molla ndihmon në uljen e kolesterolit të keq, dhe kaliumi mbikëqyr tensionin e gjakut.
-
Shëndetin e syve: Vitamina A siguron shikim të mirë dhe sy të shëndetshëm.
-
Forcimin e imunitetit: Antioksidantët ndihmojnë sistemin imunitar të jetë më i mbrojtur.
-
Kocka dhe dhëmbë të fortë: Kalçiumi është i rëndësishëm për shëndetin e kockave dhe dhëmbëve.
-
Shëndetin e traktit urinar: Minerale dhe fibra ndihmojnë pastrimin dhe funksionin normal të sistemit urinar.
Kujdes: Ky lëng është i shëndetshëm, por konsumi i tepërt i karrotës mund të jetë problematik për shkak të sasisë së lartë të fibrës, që mund të ndikojë negativisht në zorrë.






