17.8 C
Pristina
E hënë, 16 Shtator, 2024

Lekaj: Kjo qeveri ka dështuar në menaxhimin e shtetit

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj në interpelancën ku është ftuar për raportimin ministri i Financave, Hekuran Murati tha se qeveria Kurti ka dështuar në menaxhimin e shtetit.

Sipas deputetit Lekaj ka ministri që kanë zero investime kapitale.

“Kjo qeveri ka dështuar në menaxhimin e shtetit pasi në të gjitha kategoritë buxhetore ku shpenzimet buxhetore kanë qenë ndër më të dobëtat në histori të vendit dhe kjo po vazhdon. Ministri me siguri i përmendi shifrat, por ministër para 1 jave e kam një statistikë ende ka ministri që zero ka investime kapitale”, tha ai.

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj tha se ndarjet buxhetore kanë qenë gabim dhe jo adekuate.

“Buxheti i shtetit nga qeveria Kurti në vazhdimësi po përgatitet nga pushteti i shumicës ku me injorancë e tendenca janë përjashtuar kërkesat e drejta të shoqërisë civile, sindikatave e deputetëve e institucioneve lokale. Realiteti tregon se ndarja buxhetore dhe shpenzueshmëria e parasë publike ka qenë gabim dhe jo adekuate ku buxhet nuk ka qenë buxheti që ka vlerësuar drejt mjekët, policët, mësimdhënësit, pensionistët dhe të gjithë profesionistët dhe nëpunësit që janë zyrtarë publik të shtetit. Nuk ka qenë buxheti që ka ndihmuar sektorin privat në rritjen e pagës minimale në shumën e nevojshme, nuk ka qenë buxheti që ka paraparë krijimin e sigurimeve shëndetësore”, tha ai.

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, në interpelancën e thirrur nga AAK, deklaroi se bazuar në të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës ka rënie të theksuar të inflacionit.

Ai, seancën e sotme, në të cilën është kërkuar rishikimi i buxhetit dhe rritja e pagave në sektorin publik, e konsideroi si të panevojshme.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_imgspot_img
spot_img

LAJME TË TJERA