Policia e Kosovës, gjegjësisht Divizioni i Trafikut Rrugor ka bërë sot lansimin e fushatës sensibilizuese për sigurinë në trafik për nxënësit dhe shoferët e rastit në shkollën Fillore “Ismail Qemali” në Prishtinë, raporton Ekonomia Online.
Me këtë rast nxënësve të ciklit të ulët të kësaj shkolle u janë shpërndarë materiale të ndryshme me mesazhe vetëdijesuese në lidhje me komunikacionin.
Po ashtu edhe shoferëve të rastit që kaluan pranë kësaj shkolle u ndalen nga Policia ku i’u shpërndan nga aromatizues për automjete me mesazhe vetëdijesuese.
Falënderues ndaj Policisë për këto aktivitet u shprehna nxënësit e kësaj shkolle, të cilët thanë se ndjehen më të sigurt me Policinë.
Nënkolonel Jeton Rexhepi, tha se ky është një aktivitet sensibilizues që të kujdesemi për njëri-tjetrin në komunikacion.
“Në përmes këtij aktivitete jemi mundur që të ndikojmë tekë nxënësit. Që përmes materialeve sensibilizuese të ju rikujtojmë, prind, nxënës, mësues, polic dhe të tjerë në rrugë të kujdesen për njëri tjetrin. Me këto mesazhe fëmijët i rikujtuam se si duhet të ecin në vendkalim të këmbësorëve, të kenë kujdes kur zbresin nga makina”.
“Pjesa tjetër e projektit ka të bëjë me shoferet gjegjësisht jo vetëm për sigurinë e afërsisë së shkollave por ata duhet që të kujdesen për shpejtësisë, për përdorimin e rrypin gjatë ngasjes, mos përdorimin e telefonit mobil gjatë ngasjes dhe shumë rregullave të tjera. Projekti nga sot fillon edhe në gjitha rajonet e Kosovës”, tha ai.
Drejtoresha e kësaj shkolle Mimoza Krasniqi, tha se ky aktivitet do të ndikoj te nxënësit për t’u vetëdijesuar për sigurinë në rrugë.
“Aktiviteti i Policës së Kosovës është shumë i qëlluar, ky aktivitet i cili sot është realizuar në shkollën tonë ka dhënë një mesazh shumë vetëdijeses tek nxënësit për arsye se shkolla është afër rrugëve të cilat frekuentohen shumë”, tha ajo.
Nazir Gashi nga ministria Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, tha se ky aksion është duke u zhvilluar në tetë regjione të Kosovës.
“Uroje që këto aktivitete të vazhdojnë edhe në regjione ashtu siç është planifikuar edhe nga policia në tetë regjione të Kosovës. Nga këtu dua ta përçoj një mesazh për nxënësit prindërit të kujdesen për fëmijët e tyre, pasi asindete në komunikacion rrugor janë bërë një lloj pandemi prandaj duhet që secili nga ne duhet që të kujdesimi”, tha ajo.
E shoferi Sali Sfarqa, bëri thirrje që të rinjtë të jenë më të kujdesshëm në komunikacion, raporton EO.
“Unë jam shofer i vjetër, 60 vjet as një aksident nuk e kamë bërë. Ju kisha lut të rinjve që të kenë kujdes se nuk ja vlen me humb jetën për një moskujdes të vogël”, tha ai.