Kurti: Sulmi në Ibër-Lepenc, akt kriminal dhe terrorist që rrezikon sigurinë tonë kombëtare

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka mbajtur një konferencë të jashtëzakonshme në orët e vona për të informuar opinionin publik mbi sulmet e fundit, të cilat ai i cilësoi si kriminale dhe terroriste, raporton ATV.

“Sonte u dashtë të mblidhemi në orët e vona këtu në Kryeministri për të informuar opinionin publik mbi sulmet e fundit të rënda kriminale, terroriste dhe dashakeqe, që po vijojnë të na vijnë nga fqinji ynë verior, agresiv dhe armiqësor,” tha Kurti.

Në konferencën e tij, ai përmendi disa sulme të fundit, përfshirë sulmin me granata dore në stacionin policor në Zveçan më 26 nëntor dhe shpërthimin e një mjeti shpërthyes pranë komunës së Zveçanit një natë më parë.

Kurti theksoi se akti më i rëndë ndodhi sonte, rreth orës 19:00, në fshatin Vragë të Zubin Potokut, ku me mjete shpërthyese u dëmtua kanali kryesor i Ibër-Lepencit. Ky kanal furnizon me ujë qytete të rëndësishme të Kosovës, përfshirë Mitrovicën, dhe është jetik për ftohjen e termocentraleve të KEK-ut për prodhimin e energjisë elektrike.

“Një pjesë e kanalit të Ibër-Lepencit është dëmtuar nga një shpërthim i detonuar. Policia jonë tashmë është në vendin e ngjarjes dhe në krye të detyrës. Furnizimi me ujë të pijshëm është ndërprerë përkohësisht, sipas njoftimeve nga Kompania Rajonale e Ujësjellësit të Mitrovicës,” deklaroi Kryeministri.

Ai e quajti këtë një sulm kriminal dhe terrorist që ka synuar dëmtimin e infrastrukturës kritike të Kosovës, duke vënë në rrezik furnizimin me energji elektrike dhe ujë.

“Pa dyshim që ky ishte një tentativë për të rrezikuar sigurinë tonë kombëtare dhe mirëqenien e qytetarëve tanë,” përfundoi Kurti.

Policia dhe autoritetet përkatëse po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe identifikimin e përgjegjësve të këtij akti.

Shpërthimi ka shkaktuar ndërprerje të furnizimit me ujë në disa zona të rëndësishme, përfshirë Mitrovicën, Vushtrrinë dhe deri te Korporata Energjetike e Kosovës. Ndërkohë, ekipet teknike të ndërmarrjes publike Ibër-Lepenc po përpiqen të ndalojnë rrjedhjen e ujit që po shkakton dëme të mëdha. /atvlive.tv

Për të parë konferencën e plotë të Kryeministrit Albin Kurti mbi shpërthimin në kanalin Ibër-Lepenc, ju lutemi shikoni videon më poshtë:

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA