Kryeministri Albin Kurti nuk ka ndryshuar qëndrim për çështjen e veriut.
Ai vazhdon të insistoj se kryetarët e komunave, punën duhet të kryejnë në zyrë, derisa thotë se nuk duhet të ketë ndarje etnike ku këto objekte të u takojnë vetëm qytetarëve serb.
Madje thotë se ishte i brengosur mos kryetari i Leposaviqit Lulzim Hetemi do lëshoj pe, brengë të cilën tha se njësoj e kishte edhe vetë Hetemi.
“Kur e thirra kisha brengë se mos ishte mërzitur brenda në zyrë u bënë shumë javë, por unë teksa isha i brengosur se mos ishte mërzitur ai, ai ishte brengosur se mos isha mërzitur unë. Kështu unë i shqetësuar mos po lëshon pe ai, e ai i shqetësuar mos po lëshojë pe unë”, tha Kurti.
Megjithatë Kurti foli edhe për mundësinë e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në komunat veriore për të cilat nuk ishte kundër, vetëm se deri atëherë kërkoj që kryetarët ta zhvillojnë mandatin qetësisht.
Sipas Kurtit edhe prania e policisë do ishte më vogël nëpër objekte komunale, nëse grupet terroriste që po shfaqin dhunë në veri, do të arrestohesh.
Kryeministri tha se i qëndron prapa Amerikës e BE-se në vlerat demokratike dhe besimit në një të ardhme pa luftë të bazuar në barazi e drejtësi.
Këto deklarime Kryeministri Kurti i bëri në mbledhjen e këshillit të përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, ku para delegatëve e aktivistëve, tregoi edhe për arritjet e Qeverisë së tij që nga marrja e mandatit. /atvlive.tv
Edicionin Qendror të lajmeve në ATV e gjeni në videon më poshtë: