Kurti i shpreh mirënjohje Belgjikës për mbështetje ndaj Kosovës në ditët më të vështira

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mbrëmë ka marrë pjesë në pritjen e organizuar nga Ambasada e Mbretërisë së Belgjikës në Kosovë, me rastin e shënimit të festës së Ditës së Mbretit.

Duke e konsideruar këtë ditë si simbol të unitetit dhe historisë së Belgjikës, këtë vit shënohet përvjetori i 158-të i Ditës së Mbretit Belg.

Në adresimin e tij, kryeministri Kurti tha se kremten e kësaj feste të madhe për popullin belg, po e shënojmë duke theksuar miqësinë e madhe ndërmjet popujve tanë dhe duke shprehur mirënjohje për mbështetjen e Belgjikës ndaj Kosovës në ditët më të vështira të saj.

“Populli ynë nuk e ka harrur mbështetjen e Belgjikës në ditët më të vështira të tij, dhe lidhjet e miqësisë që krijuan atëherë, në viteve e ’80-ta dhe ’90-ta, vetëm sa janë forcuar në vitet dhe dekadat pas”,  u shpreh kryeministri, teksa shtoi se mijëra shqiptarë dhe qytetarë tjerë nga Kosova janë shtetas belgë që janë pjesë aktive e institucioneve shtetërore dhe shoqërore të Belgjikës.

Në njoftimin nga kryeministria, thuhet se Kurti theksoi se lidhjet tona diplomatike janë më të ngushta se kurrë, tani që nga viti i kaluar kemi edhe ambasadorin me kompetenca të plota, Cuvelier por se pavarësisht kësaj duhet të punojnë edhe më shumë në përmirësimin e marrëdhënieve tregtare dhe ekonomike, duke u shprehur optimistë për të ardhmen e marrëdhënieve tona në të gjitha fushat, nga politika dhe ekonomia, deri te kultura dhe çështjet sociale.

Ai gjithashtu falënderoi Belgjikën për mbështetjen e fuqishme të vazhdueshme ndaj agjendës evropiane të Kosovës.

Në përfundim të fjalës së tij, kryeministri Kurti, uroi shtetin e Belgjikës dhe popullin belg në këtë festë shumë të rëndësishme të shënimit të ditës së Mbretit belg, duke iu dërguar urimet më të ngrohta Mbretit Philippe, Mbretëreshës Mathilde, Princeshës Elisabeth, Princit  Gabriel, Princit Emmanuel dhe Princeshës Eleonore.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA