7.2 C
Pristina
Sunday, March 29, 2026

Kurti: Drejtësia për masakrën e Belegun mungon, pavarësisht identifikimit të përgjegjësve

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kujtuar masakrën e Belegut të kryera nga regjimi i Serbisë më 29 mars 1999.

Kurti ka thënë se drejtësia për këtë masakër mungon pavarësisht identifikimit dhe faktimit të personave përgjegjegjës.

Ai ka thënë se i kujtojnë me respekt burrat dhe djemtë shqiptarë të vrarë në masakrën e Belegut, dhe mbajmë gjallë të vërtetën e krimeve të Serbisë, që ajo të mos zbehet kurrë.

“Deri më sot, askush nuk është gjykuar apo dënuar për këtë masakër. Pavarësisht dëshmive të të mbijetuarve dhe dokumentimit të mbledhur ndër vite, nuk ka pasur ndjekje penale që të çojnë në dënimin e drejtpërdrejtë të autorëve të këtij krimi. Dëshmia e profesorit Mehmet Mazrekaj, i cili dëshmoi edhe në Tribunalin Ndërkombëtar për Krimet e Luftës në ish-Jugosllavi, nënvizon se përgjegjësit janë identifikuar në nivel faktesh dhe dëshmish, por drejtësia mbetet e paplotësuar. Andaj, pritshmëritë ndaj institucioneve të drejtësisë së Republikës së Kosovës për të avancuar hetimet dhe për të ngritur aktakuza për krime lufte, mbeten thelbësore”, ka shkruar Kurti të dielën në Facebook.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img
spot_img

LAJME TË TJERA