Kalo te përmbajtja
Të fundit

Kryeprokurori i Shtetit cakton prokurorë mbikëqyrës për prokuroritë në vend

Nga Gazetar i verifikuar i ATV

Shto ATV në Google(hapet në dritare të re)

Ndaj

Ndani këtë artikull përmes

Ose kopjo linkun

Kryeprokurori i Shtetit cakton prokurorë mbikëqyrës për prokuroritë në vend

Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka caktuar prokurorë mbikëqyrës për Prokurorinë e Apelit, Prokurorinë Speciale dhe prokuroritë themelore, me qëllim përmirësimin e efikasitetit dhe forcimin e llogaridhënies në sistemin prokurorial.

Sipas vendimit, mbikëqyrësit do të përcjellin punën e prokurorive, me fokus të veçantë në trajtimin e lëndëve të vjetra dhe atyre me prioritet.

Reklamë

Ata do të identifikojnë edhe problemet në funksionimin e institucioneve dhe do të ofrojnë mbështetje për zbatimin e udhëzimeve dhe vendimeve të Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit.

Megjithatë, gjatë ushtrimit të këtyre përgjegjësive, do të respektohet pavarësia funksionale e prokurorëve.

Reklamë

Kryeprokurori i Shtetit cakton prokurorë mbikëqyrës për prokuroritë në vend | ATV