Kalo te përmbajtja
Të fundit

Mbi 20 mijë euro mblidhen për Endrit Azemin gjatë emisionit “N’frekuencë me Robin” në ATV

Nga Gazetar i verifikuar i ATV

Shto ATV në Google(hapet në dritare të re)

Ndaj

Ndani këtë artikull përmes

Ose kopjo linkun

Mbi 20 mijë euro mblidhen për Endrit Azemin gjatë emisionit “N’frekuencë me Robin” në ATV

Mbi 20 mijë euro janë mbledhur gjatë emisionit të sotëm “N’frekuencë me Robin” në ATV, për të ndihmuar 20-vjeçarin Endrit Azemi, i cili është diagnostikuar me leukemi dhe ka nevojë për trajtim mjekësor në Turqi.

Thirrjes për të ndihmuar Endritin iu përgjigjën dëgjues të shumtë, të cilët gjatë emisionit të udhëhequr nga Robert Bojaj kontribuuan me donacione për të mbështetur financiarisht trajtimin e tij.

Reklamë

Pas përfundimit të emisionit, Bojaj njoftoi se shuma e mbledhur kishte kaluar 20 mijë euro, ndërsa bëri të ditur se disa nga dëgjuesit kishin premtuar se do t’i realizonin donacionet gjatë ditës.

“Jam fort i lumtur që përgjatë emisionit të sotëm ‘N’frekuencë ATV’, bashkë me dëgjuesit arritëm me i grumbullu mbi 20,000€ për Endrit Azemin, i cili po lufton me sëmundjen e rëndë të leukemisë”, shkroi Bojaj në Facebook, duke falënderuar të gjithë ata që iu përgjigjën thirrjes për ndihmë.

Endriti, 20 vjeç, është diagnostikuar me leukemi limfoblastike akute të qelizave B. Sipas familjes, dokumentacioni i tij mjekësor është shqyrtuar nga spitali Acıbadem në Turqi, i cili ka përcaktuar planin e trajtimit dhe koston prej 253 mijë e 770 eurosh. Përballimi i kësaj shume është i pamundur për familjen pa mbështetje financiare.

Ndërkohë, në platformën GoFundMe janë mbledhur mbi 45 mijë euro nga rreth 1,200 donatorë. Të gjithë ata që dëshirojnë të ndihmojnë Endritin mund të kontribuojnë përmes platformës GoFundMe, ku fushata do të vazhdojë deri në sigurimin e mjeteve të nevojshme për trajtimin e tij.

Reklamë