Kryeministri Kurti në QKUK, premton shumë

Disa shërbime mjekësore të cilat pacientët kosovarë duhej t’i merrnin jashtë shtetit, së shpejti do të ofrohen në Qendrën Klinike Universitare.

Këto premtime i dhanë kryeministri Albin Kurti dhe Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, derisa vizituan punimet që po bëhen në Klinikën e Nefrologjisë dhe asaj të Hemato-Onkologjisë.

“Qytetarët kosovarë nuk do të kenë më nevojë që të mendojnë me cilën aviokompani do të udhëtojnë jashtë shtetit për t’u shëruar siç ka ndodhur në këto dy dekada, por do të marrin shërbime cilësore shëndetësore në Kosovë. Pacientët do të kenë qasje në shërbime të reja që nuk janë të disponueshme në vendin tonë”, tha Kurti.

Në mesin e shërbimeve që do të ofrohen në këto klinika është edhe transplantimi autolog i palcës kockore për leukemi akute.

“Çdo investim që bëhet sot…. të gjitha këto kushte përfshirë edhe komponentin e digjitalizimit, sepse jemi duke punuar vazhdimisht edhe në komponentin e SISH-it, si një parakusht i domosdoshëm për sigurimet shëndetësore”, tha Vitia.

Dhe nevojën për ndërhyrje në këto klinika e theksoi stafi i QKUK-së.

“Klinika e Hematologjisë është një prej klinikave që ka pasur nevojë të domosdoshme për një rritje të hapësirave për një trajtim sa më dinjitoz të të sëmurëve hemato-onkologjikë, sepse është një patologji që kërkon kujdes të veçantë prej të gjithë neve”, tha drejtoresha e Klinikës së Hematologjisë, Afërdita Ukimeraj.

Projekti i ndërtimit të Nefrologjisë dhe Hemato-Onkologjisë kushton 4.3 milionë euro dhe sipas premtimit të kryeministrit, pritet të përfundojë për 24 muaj.

Nefrologjia shtrihet në 1094 metra katrorë dhe Hemato-onkologjia në 1610 metra katrorë. /atvlive.tv

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA