9 C
Pristina
Monday, March 2, 2026

“Kristal masiv me kalcit të bardhë”, Tupella jep detaje pas zbulimit të rrallë në Trepçë

Në minierën e Trepça, punëtorët e horizontit të 11-të kanë nxjerrë një kristal të madh dhe të rrallë, pjesë e një masivi minerar që përmban pirit dhe galenit.

Shefi i Shërbimit Gjeologjik, Xhemajl Tupella, ka deklaruar për KosovaPress se kristali është zbuluar gjatë punimeve në punishten 151/A dhe paraqet vlera të veçanta minerare.

“Ky kristal është nxjerrë nga punëtorët e horizontit të 11-të, përkatësisht nga punishtja 151/A. Ai karakterizohet nga disa zgavra natyrore dhe është pjesë e masivit që përmban pirit dhe galenit, ndërsa në sipërfaqe është i mbuluar me kalcit të bardhë. Përmasat e tij janë rreth 1.40 metra i lartë dhe 1.20 metra i gjerë”, ka thënë Tupella.

Sipas tij, pavarësisht peshës së konsiderueshme, kristali është nxjerrë me përkushtim nga punëtorët e ndërrimit të tretë.

“Ka peshë të madhe dhe nxjerrja e tij nuk ka qenë e lehtë. Megjithatë, punëtorët e ndërrimit të tretë, me shumë zell, e kanë transportuar përmes vagonetave, lokomotivës dhe korpës, duke e bërë të gatshëm për dalje nga miniera”, ka shtuar ai.

Zbulimi i këtij kristali konsiderohet dëshmi e pasurisë minerare që posedon Trepça, si dhe e angazhimit të vazhdueshëm të minatorëve në shfrytëzimin e resurseve nëntokësore.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img
spot_img

LAJME TË TJERA