Krasniqi: VV-ja është partia më e organizuar në diasporë

Analisti Lirim Krasniqi, në emisionin CONTEXT në ATV, tha se Lëvizja Vetëvendosje është më e organizuara në diasporë krahasuar me partitë e tjera politike në Kosovë.

Sipas tij, procesi i votimit në përfaqësitë diplomatike kërkon përpjekje më të madhe sesa votimi përmes postës, dhe shumica e votuesve janë politikisht aktivë dhe të angazhuar në struktura partiake.

“Votimi në përfaqësi diplomatike është një aktivitet që kërkon përpjekje pak më të madhe sesa votimi përmes postës. Zakonisht, njerëzit që e marrin mundin të regjistrohen fillimisht dhe pastaj të shkojnë në vendvotim janë më aktivë politikisht dhe kryesisht pjesë e strukturave të partive politike. Në këtë drejtim, Lëvizja Vetëvendosje është shumë më e organizuar në diasporë sesa partitë e tjera”, tha Krasniqi.

Ai shtoi se shumica e votuesve të Vetëvendosjes e përcaktojnë zgjedhjen e tyre shumë kohë para ditës së votimit, pasi janë të përfshirë në këtë proces që nga faza e regjistrimit.

“Prandaj, 80% e këtyre votuesve janë përcaktuar shumë më herët sesa dita e votimit, sepse janë marrë me këtë punë që nga procesi i regjistrimit, i cili ka nisur tre muaj para ditës së votimit”, u shpreh Krasniqi.

Deklaratën e plotë të Lirim Krasniqit në CONTEXT, e gjeni në videon më poshtë:

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA