Krahas ankesave për Fondin Sovran, Qeveria miratoi një sërë vendimesh

Përgatiti: Fatlum Jashari

Dy ditë pas kësaj deklarate të deputetes së Lidhjes Demokratike, Doarsa Kica-Xhelili, në nisje të mbledhjes së Qeverisë, në formë reagimi, kryeministri Albin Kurti tha se shpreson që “të ndalet avazi i bllokimit të reformave”.

“Urojmë që paralajmërimet opozitare, që Gjykata Kushtetuese do ta hedhë poshtë ligjin tonë për Fondin Sovran të Kosovës, sipas informacioneve të tyre të brendshme, të mos dalin të sakta”, tha Kurti.

Në mbledhjen e 230-të, ekzekutivi miratoi nismën për lidhjen e marrëveshjes ndërkombëtare në kuadër të Planit të Rritjes të BE-së për Ballkanin Perëndimor, nga e cila mund të përfitojë 882 milionë euro në formë grantesh dhe kredish.

Për shqyrtim në Kuvend u procedua projektligji kundër shpëlarjes së parave, që mund t’i hapë rrugë anëtarësimit në zonën unike të pagesave me euro – SEPA.

Qeveria mbështetje i dha edhe Strategjisë Sektoriale të Shëndetësisë 2025-2030, me synim qasjen e plotë për të gjithë qytetarët në shërbime shëndetësore.

Në fushën e kinematografisë, ekzekutivi miratoi rregulloren e re për të drejtën e rabatit, me synim kthimin e Kosovës në një destinacion për prodhimtari filmike dhe të video-lodrave – me rimbursim deri në 30% të shpenzimeve.

Po ashtu, u miratua shpronësimi për zgjerimin e rrugës nacionale 25, segmenti QMI-Lipjan.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA