Kalo te përmbajtja
Të fundit

KQZ pritet të pezullojë PSD-në dhe një parti tjetër, pasi nuk mbajtën kuvendin zgjedhor

Nga Gazetar i verifikuar i ATV

Shto ATV në Google(hapet në dritare të re)

Ndaj

Ndani këtë artikull përmes

Ose kopjo linkun

KQZ pritet të pezullojë PSD-në dhe një parti tjetër, pasi nuk mbajtën kuvendin zgjedhor

Sot, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë mbledhjen e fundit për vitin 2023, në të cilën pritet të shqyrtohen edhe dy rekomandime që kanë të bëjnë me pezullimin e dy partive politike, Lëvizjes për Bashkëveprim dhe Partisë Socialdemokrate.

Sipas KQZ-së, arsyeja e pezullimit të këtyre dy partive politike vjen për shkak se ato nuk mbajtën kuvendet e tyre zgjedhore brenda afatit ligjor.

Reklamë

Gjithashtu, sipas sqarimeve nga KQZ, partitë politike të regjistruara në Kosovë, e kanë për obligim ligjor që të mbajnë kuvendin zgjedhor brenda 6 muajve nga data e regjistrimit të partisë dhe pastaj së paku çdo 48 muaj.

Në një përgjigje me shkrim për KosovaPress, Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka thënë se Lëvizja për Bashkëveprim ka pasur për obligim që ta mbajë konventën/kuvendin zgjedhor deri më 8 dhjetor, ndërsa Partia Socialdemokrate deri më 15 dhjetor të këtij viti.

“Sipas rekomandimit që do të shqyrtohet në KQZ, këtyre partive politike u jepet një afat shtesë prej 45 ditësh që ta mbajnë konventën/kuvendin e tyre zgjedhor”, ka thënë Elezi.

Sipas tij, nëse partitë politike nuk mbajnë konventën/kuvendin zgjedhor as pas këtij afati shtesë, atëherë, sipas Rregullores për regjistrimin dhe funksionimin e partive politike, KQZ me vendim e çregjistron atë.

Reklamë

Kolegji AAB – ne fund pas kutise ‘mos e humb as nje lajm’
KQZ pritet të pezullojë PSD-në dhe një parti tjetër, pasi nuk mbajtën kuvendin zgjedhor | ATV