KOSTT: Shpërthimi në Ibër Lepenc nuk ndërlidhet me ndërprerjet e vonshme të rrymës

Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës (KOSTT), ka njoftuar se ndërprerjet e rrymës të orëve të fundit nuk ndërlidhen me shpërthimin në Ibër Lepenc.

“KOSTT informon të gjithë qytetarët e afektuar dhe të gjitha palët e interesuara se incidenti i raportuar së fundmi në kanalet e ujitjes në Ibër Lepenc në Zubin Potok nuk ka asnjë ndërlidhje me ndërprerjet e energjisë që lidhen me NS Prishtina 1, të shkaktuara nga incident i lokalizuar”.

“Furnizimi me energji elektrike mbetet i sigurt dhe pa ndërprerje në të gjithë territorin e vendit. Po ashtu, ekipet tona janë duke monitoruar në mënyrë të vazhdueshme situatën për të garantuar stabilitetin dhe funksionimin e sigurt të sistemit të energjisë elektrike”, tha KOSTT-i në një njoftim.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA