Kombëtarja e Kosovës sonte e zhvillon një ndeshje shumë të rëndësishme.
Me fillim nga ora 20:45, “Dardanët” do të luajnë kundër Rumanisë në Bukuresht, në përballjen për vendin e parë në grupin 2 të ligës C në Ligën e Kombeve.
Pas humbjes 0:3 në “Fadil Vokrri”, Kosova arriti tri fitore në tri ndeshjet pasuese dhe në formë të mirë do të përballet sonte me rumunët, ku kërkon fitore me tre apo më shumë gola, për të shpresuar për pozitën e parë në grup.
Rumania ka katër fitore në katër ndeshje dhe i nevojitet një pikë sonte për ta siguruar pozitën e parë dhe promovimin në Ligën B.
Atmosfera në skuadrën dardane është mjaft e mirë dhe pritet që të pasohet me një performancë të shkëlqyer edhe në fushën e blertë.
Tri ditë më vonë, Kosova do të përballet me Lituaninë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Dueli me Lituaninë do të jetë edhe i fundit i këtij edicioni në Ligën e Kombeve.