13.6 C
Pristina
Thursday, March 12, 2026

Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi në Prishtinë

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt Prishtinës.

Në fluturimin numër XY1237 nga Riadi në Prishtinë, autoritetet e Kosovës riatdhesuan me sukses një grup qytetarësh të BiH që mbetën të bllokuar në Arabinë Saudite. Ky operacion, megjithëse me natyrë humanitare, ekspozoi mosfunksionimin e rrjetit diplomatik të Sarajevës, i cili mbështetet në ndihmën e jashtme në situata krize.

Sipas konfirmimit të ministrisë, operacioni humanitar dhe logjistik u realizua me kërkesë të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bosnjë dhe Hercegovinës, në kuadër të bashkëpunimit rajonal dhe diplomatik për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve në nevojë.

Në koordinimin e këtij procesi, thuhet se rol të rëndësishëm ka pasur Ambasada e Kosovës në Zagreb, e cila ka bashkëpunuar me institucionet përkatëse dhe përfaqësitë diplomatike për të mundësuar kthimin e sigurt dhe të organizuar të udhëtarëve.

“Në zbatimin e këtij riatdhesimi rol kyq ka pasur Ambasada e Republikës së Kosovës në Zagreb, e cila ka marrë pjesë aktive në koordinimin ndërmjet institucioneve përkatëse dhe përfaqësive diplomatike, me qëllim që të mundësohej kthimi i sigurt dhe i organizuar i udhëtarëve. Ky veprim konfirmon rëndësinë e solidaritetit ndërmjet shteteve dhe të komunikimit efektiv diplomatik në situata kur kërkohet veprim i shpejtë dhe i koordinuar për të siguruar mbrojtjen dhe kthimin e qytetarëve”, thuhet nga ana e MPJD-së.

Ministria ka theksuar se ky riatdhesim është shembull i bashkëpunimit ndërmjet shteteve dhe i koordinimit diplomatik për zgjidhjen e çështjeve humanitare dhe konsullore me rëndësi rajonale. /Avaz

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img
spot_img

LAJME TË TJERA