Kosova humb në tavolinë ndeshjen me Rumaninë

UEFA ka marrë vendim për ndeshjen e ndërprerë ndërmjet Rumanisë dhe Kosovës, në kuadër të Ligës së Kombeve, e cila u ndal në minutat e fundit për shkak të thirrjeve raciste nga tifozët rumunë.

Pas shqyrtimit të incidentit, Organi i Apelit i UEFA-s ka vendosur që tri pikët e kësaj ndeshjeje t’i akordohen Rumanisë me rezultat zyrtar 3:0.

Federata e Futbollit e Kosovës është gjobitur me 6.000 euro, për shkak të “sjelljeve josportive,” pasi lojtarët kosovarë refuzuan ta vazhdojnë lojën.

Nga ana tjetër, Federata Rumune është ndëshkuar me gjobë më të rëndë prej 128.000 eurosh, për shkak të thirrjeve raciste, hedhjes së gjësendeve në fushë, fishkëllimit të himnit kombëtar të Kosovës dhe incidenteve të tjera.

Gjithashtu, ndeshjen e radhës në shtëpi, Rumania do ta luajë pa praninë e tifozëve.

Avokati i angazhuar i FFK-së, Taulant Hodaj ka thënë shumica e pikave të ankesës të përgatitur nga ekipi ligjor I FFK-së është miratuar. Sipas tij, këto dënime për Rumaninë përforcojnë rëndësinë e luftës kundër diskriminimit dhe racizmit në futboll dhe kudo tjetër. Ai ka paralajmëruar se do të bëjnë të pamundurën që rezultati të ndryshoj dhe të ashpërsohen dënimet ndaj Federatës Rumune të Futbollit.

Sipas rregulloreve të UEFA-s, tani Federata e Futbollit e Kosovës ka të drejtë ta apelojë këtë vendim në UEFA, pastaj në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv.

Me këtë vendim të UEFA-s, Rumania mbyll grupin në vendin e parë me 18 pikë, ndërsa Kosova renditet e dyta me 12 pikë të grumbulluara. /atvlive.tv

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA