Përgatiti: Krenare Mulliqi
Gratë që u dhunuan seksualisht gjatë luftës në Kosovës, do të mund të marrin shërbime shëndetësore pa pagesë, në bazë të kushteve ekonomike.
Kështu parashihet në Projektligjin për Sigurime të Detyrueshme Shëndetësore, ku në nenin 9 paragrafi 2.3 thuhet se kontributi nga shteti kushtëzohet nga statusi i varfërisë së individit.
Kjo po kundërshtohet kategorikisht nga Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës, e cila e vlerëson diskriminim të madh.
Haliti iu bën thirrje deputetëve të mos e votojnë këtë projektligj pa u bërë përfshirja e të gjitha viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës.
Këtë projektligj po e kundërshtojnë edhe anëtarë të Komisionit për Shëndetësi, në të cilin tashmë ka kaluar projektligji. Megjithatë, deputetja e PDK-së, Floretë Zejnullahu, thotë projektligjin nuk do ta votojnë në Kuvend.
Në projektligjin për Sigurime të Detyrueshme Shëndetësore parashihet të lirohen nga ky detyrim disa kategori, përfshirë familje që marrin ndihmë sociale dhe viktimat e dhunës në familje.
Një ditë më parë, edhe Presidentja Vjosa Osmani u bëri thirrje deputetëve të mos e votojnë Projektligjin duke e vlerësuar diskriminues dhe të papranueshëm.