Një këngë e vetme, kur promovohet në kohën dhe vendin e duhur, mund të shndërrojë një artist nga një figurë e panjohur në një yll të famshëm. Disa këngë jo vetëm që rritën popullaritetin e artistëve në vend, por disa nga ta edhe prekën skenat e njohura botërore.
“Bonbon” nga Era Istrefi u publikua në dhjetor të vitit 2015 dhe që nga momenti I publikimit kënga bëri xhiro në rrjet, dhe Era u cilësua si Rihanna e Kosovës. Në vitin 2016, ajo nënshkroi me shtwpinw diskografike amerikane Sony Music dhe e ripublikoi “Bonbon” në version anglisht. Kënga ka arritur në 920 milion klikime në YouTube. Ky hit i dha Erës mundësinë për të krijuar bashkëpunime të rëndësishme me artistë të famshëm ndërkombëtarë. Madje, ajo bashkëpunoi me Will Smith dhe Nicky Jam për të performuar në ceremoninw e mbylljes së Kampionatit Botëror tw futbollit mw 2018, në Moskë.
Kur jemi tek viti 2018, ky vit nuk ishte me fat vetëm për Erën. Don Phenom, një nga reperët më të njohur në estradën shqiptare, bëri bashkëpunim me reperen Tayna, e cila në atë kohë nuk ishte e njohur për publikun. Tayna përjetoi famën dhe suksesin e menjëhershëm pas publikimit të asaj këngë. “Columbiana”, në platformën YouTube, ka arritur 75 milion klikime. Sidoqoftë, krahasuar me vitet e kaluara, Tayna tani qëndron më e tërhekur sa I përket projekteve muzikore, mbase për shkak të të prishjes me menaxherin e saj , Rinor Hykollin.
Kur bëhet fjalë për Kiden, ska si të mos ju kujtohet kënga “Rikthejm na”, në bashkëpunim me reperin Mc Kresha. Ky projekt muzikor u pati publikuar ne vitin 2014 dhe bëri që këngëtarja të dëgjohej nga i madh e i vogël. Sidoqoftë, edhe këtë vit, Kida bashkëpunoi me Kreshën dhe Festimin, gjë që dëshmon se marrëdhënia e tyre shoqërore vazhdon të jetë e mirë. Njejtë si Tayna, edhe Kida ndërpreu kontratën me labelin që kishte nisur karrieren muzikore, On Records. Sot, ajo është 26 vjecare dhe ka një numër të madh të fansave që vazhdojnë ta përkrahin si në fillimet e saj.
Një tjetër shembull i famës së menjëhershme është Don Xhon, apo ndryshe i njohur si fenomeni i karantinës. Përmes një freestyle, fama e tij u krijua brenda një nate, famë dhe sukses që ai sot e kësaj dite i shijon. Rasti i Don Xhon dëshmon fuqinë e rrjeteve sociale për të krijuar famë dhe sukses të menjëhershëm përmes internetit.
Një nga yjet e reja në estradën shqiptare, Ya Nina, ndoqi një tjetër rrugë. Nëpërmjet një coveri në gjuhën angleze në youtube, zëri saj arriti të dëgjohej anë e mbanë botës. Ajo kishte vendosur ta këndojw Sugar të artistit Zubi. Sidoqoftë, coveri I Ya Ninës mblodhi gati 50 milion shikime vetëm në youtube.
Kjo I hapi Ya Ninës dyert e famws dhe përvec shumë projekteve solo muzikore, ajo bashkëpunoi me artistët më in të shoëbizit shqiptar. Ledri Vula, Dafina Zeqiri, janë vetëm disa nga bashkëpuntorët që realizuan hite të mëdha me Ya Ninan./NOFILT