Katy Perry njoftoi se do të sjellë turneun e saj “Lifetimes” në SHBA.
Pjesa e turneut do të fillojë më 7 maj në Toyota Center në Houston dhe përfshin gjithashtu ndalesa në United Center në Çikago (12 maj), T-Mobile Arena në Las Vegas (17 maj), Kia Forum në Inglewood, Kaliforni (15 korrik), TD Garden në Boston (8 gusht), Madison Square Garden në Nju Jork (11 gusht) dhe Kaseya Center në Miami (23 gusht), ndër të tjera.
Përveç performimit të këngëve nga albumi i saj më i fundit, “143”, Perry do të sjellë për fansat të gjitha hitet e saj, duke nxjerrë nga katalogu i saj i gjerë./NO FILT