Katër persona ndalohen në Suharekë për armëmbajtje pa leje

Policia e Kosovës ka ndaluar katër persona në Suharekë për armëmbajtje pa leje.

Pas një rrahje ndërmjet personave të mitur, Policia në vendin e ngjarjes ka gjetur tre fishekë dhe një bokës të metalit.

“Stacionin i autobusëve Suharekë 03.12.2024-13:40. Është raportuar për një rrahje në mes të disa personave të mitur. Në vendin e ngjarjes policia ka gjetur tre fishekë dhe një bokës të metalit. Është arrit të identifikohen dy të dyshuar të mitur meshkuj kosovarë, të cilët janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.

Ndërsa, në fshatin Vraniq, Suharekë  është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit në shtëpisë së tij  është gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjuetie dhe 41 fishekë.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

“Fsh.Duhël, Suharekë 03.12.2024-15:25. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit në shtëpisë së tij  është gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjuetie. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA