Kanye West pranon se nuk dëshironte fëmijë me Kim Kardashian aq herët në lidhjen e tyre

Kanye Ëest nuk dëshironte të kishte fëmijë me Kim Kardashian aq herët në marrëdhënien e tyre.

Në një intervistë me DJ Akademiks, reperi i njohur për hitin “All Falls Doën” shpjegoi pse nuk e shihte veten si baba gjatë kohës kur ishte në një lidhje me ish-bashkëshorten e tij.

Gjatë intervistës, Akademiks, 33 vjeç, tha: “Kur flasim për Kim, njerëzit mund të thonë: ‘E zgjodhe vetë. E vendose veten në këtë situatë.’” Ëest, i cili u shfaq me një veshje të zezë të stiluar si ajo e Ku Klux Klan u përgjigj: “Absolutisht, ishte faji im. Po, ishte faji im.”

Fituesi i çmimit Grammy, 47 vjeç, shtoi: “Nuk doja të kisha fëmijë me këtë person pas dy muajsh lidhjeje, por ky nuk ishte plani i Zotit.”

Page Six ka kërkuar një koment nga përfaqësuesit e Kardashian, por nuk ka marrë ende përgjigje.

Ëest dhe themeluesja e markës Skims, 44 vjeç,kanë katër fëmijë: vajzat North, 11 vjeç, dhe Chicago, 7 vjeç, si dhe djemtë Saint, 9 vjeç, dhe Psalm, 5 vjeç. Së fundmi, themeluesi i Yeezy dhe ylli i reality shoë-t kanë pasur një konflikt për vajzën e tyre më të madhe, të cilën Ëest dëshironte ta përfshinte në një nga këngët e tij me reperin e diskredituar Sean “Diddy” Combs.

Kardashian kërkoi nga një gjykatës të ndalonte publikimin e këngës, pasi nuk donte që vajza e saj të lidhej me themeluesin e Bad Boy Records, i cili po përballet me akuza për trafikim seksual.

Një burim i tha Page Six: “Prioriteti i Kim është mirëqenia dhe siguria e fëmijëve të saj dhe mbrojtja e tyre nga sjelljet kontroverse të Kanye.”/ NO FILT/

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA