Mëngjesin e të martes e nisi në lagjen Muharrem Fejza, duke premtuar se gjatë mandatit të tij të dytë, Përparim Rama i LDK-së, do të vazhdojë ta transformojë edhe më tëj këtë lagje.
Poashtu Rama tregoi se Prishtina tashmë e ka formuar edhe fondin emergjent për sic tha gjëra emergjente të kryeqytetit.
Edhe Gazmend Muhaxhiri që po synon një mandat tjetër pasi zhvilloi takime me banorë të Vitomericës e Katundit të Ri, tha se fjalën do ta mbajë për cdo premtim.
Peshë të jashtëzakonshme në qeverisjen e tij do të kenë gratë, thotë kandidati për Gjilanin, Arbër Ismajli, gjatë takimit me forumin e Gruas në këtë komunë.
Planin për Bollovanin, e ka prezantuar pretendenti edhe për një mandat në krye të Istogut, Ilir Ferati.
Se do të punojë për të gjithë pa dallim dhe se asnjë zonë e Mitrovicës nuk do të harrohet, premtoi gjatë të martes nga Melenica, kandidati për kryetar Gëzim Plakolli.
Ndërkaq mbështetje për të rinjtë ka premtuar kandidati i Podujevës, Ekrem Hyseni.
Takime me përfaqësuesit e shoqatës së Bjeshkatarëve të Prizrenit ka zhvilluar kandidati, Driton Selmanaj. Sipas tij LDK-ja në krye të kësaj komunë do ta sjellë ndryshimin.
Votë për kryetar të Ferizajt po kërkon Visar Azemi. Ai ka vazhduar të takojë banorë të fshatrave të ndryshme ku mes tjerash po shpalos edhe programin e tij.
Duke prezantuar projektet sic thotë ai të realizuara, Sokol Haliti po kërkon përkrahje edhe për një mandat tjetër duke specifikuar se transformimi i Komunës do të vazhdoj edhe më tej.
Edhe për një mandat tjetër në krye të Junikut po kandidon Ruzhdi Shehu. Në ditën e 25-të të fushatës zgjedhore, ai tha se Juniku e ka vazhduar partneritetin me CiViTAS, e që do të vazhdojë të përfitojë në shumë fusha.
Për më shumë detaje ndiqni videon më poshtë.






