Federata e Volejbollit e Kosovës (FVK) ka nisur grumbullimin e djemve të Kombëtares U18, një proces të cilit i kushtohet fokus i veçantë për të dyja gjinitë, si pjesë e strategjisë për zhvillimin afatgjatë të volejbollit kosovar.
Djemtë e kësaj Kombëtareje po zhvillojnë përgatitjet në palestrën “Ilaz Kodra” në Skënderaj, ku po mbizotëron një atmosferë shumë e mirë pune, me përkushtim, disiplinë dhe motivim të lartë nga të gjithë pjesëmarrësit.
Sipas stafit teknik, ecuria e përgatitjeve është pozitive, ndërsa seancat stërvitore po shfrytëzohen maksimalisht për ngritjen fizike, teknike dhe taktike të lojtarëve.
Ky grumbullim do të vazhdojë deri më 2 janar 2026, me qëllim të arritjes së komponimit sa më të mirë të skuadrës, në funksion të garave dhe sfidave që e presin Kombëtaren U18. /ATVLIVE.TV






