Trajneri i Kombëtares së Gjermanisë Julian Nagelsmann,është shprehur tejet i kënaqur pas fitores kundër Irlandës së Veriut.
Nagelsmann pas ndeshjes deklaroi se ishte një fitore e rëndësishme,dhe se ekipi e meritoi në fund.
“Po, ishte një fitore e rëndësishme. Morëm tre pikët në ndeshjen tonë në shtëpi. Në pjesën e parë, tifozët tanë nuk ishin aq të kënaqur me rezultatin dhe mënyrën se si po luanim, por përmirësuam në fraksionin e dytë, ishte një fitore e merituar”
Përndryshe kombëtarja gjermane u kritikua mjaft shumë për shkak të paraqitjes së dobët kundër Sllovakisë,dhe fitorja ndaj Irlandës së Veriut do të thotë se “Die Nationalmanschaft”është kthyer në garë për kualifikim direkt në botëror.
Kujtojmë që Gjermania fitoi 3:1 kundër Irlandës së Veriut në kualifikimet për botërorin 2026,duke grumbulluar 3 pikët e para.