Në Hollywood po qarkullojnë thashetheme pasi Jennifer Aniston dhe Pedro Pascal u panë duke kaluar një darkë tre-orëshe së bashku në Toëer Bar në West Hollywood.
Kimia që ata treguan gjatë mbrëmjes dhe interaksioni i ngushtë i të dyve kanë nxitur fansat dhe mediat të mendojnë nëse mund të ketë një lidhje romantike që po lind mes dy aktorëve të njohur.
Të dy kanë mbajtur një jetë private të rezervuar, duke e bërë këtë moment edhe më tërheqës për ata që i ndjekin dhe për gazetarët e industrisë së argëtimit.
Kujtojmë se në vitin 2024, u përhapën thashetheme që pretendonin një lidhje romantike mes aktorës Jennifer Aniston dhe ish-Presidentit Barack Obama. Këto spekulime u bazuan kryesisht në një artikull të revistës InTouch, që pretendonte se dyshja kishin një romancë të fshehtë.
Jennifer Aniston i hodhi poshtë këto thashetheme gjatë një interviste në emisionin “Jimmy Kimmel Live!” në tetor 2024. Ajo qeshi për këtë ide dhe sqaroi se kishte takuar Obama-n vetëm një herë, duke theksuar se kishte një lidhje më të ngushtë me gruan e tij, Michelle Obama.
Pavarësisht mohimit të qartë nga Aniston, thashethemet vazhduan të qarkullojnë, duke u përforcuar nga spekulimet për probleme martesore mes Barack dhe Michelle Obama. /NO FILT/