Kalo te përmbajtja
Të fundit

Javier Tebas rrezikon ndëshkimin pas deklaratave kontroverse për Real Madridin

Nga Gazetar i verifikuar i ATV

Shto ATV në Google(hapet në dritare të re)

Ndaj

Ndani këtë artikull përmes

Ose kopjo linkun

Javier Tebas rrezikon ndëshkimin pas deklaratave kontroverse për Real Madridin

Presidenti i La Ligës, Javier Tebas, mund të përballet me masa disiplinore pas deklaratave të tij kontroverse për Real Madridin, pasi krahasoi strategjinë e komunikimit të klubit madrilen, përmes Real Madrid TV, me taktikat e propagandës së Gjermanisë naziste.

Reagimi i klubit mbretëror ishte i menjëhershëm. Real Madridi publikoi të premten një deklaratë zyrtare, në të cilën kërkoi dorëheqjen e menjëhershme të Tebas, i cili mban gjithashtu postin e nënkryetarit të Federatës Mbretërore Spanjolle të Futbollit (RFEF).

Reklamë

Sipas gazetës spanjolle Marca, Këshilli i Lartë i Sportit në Spanjë (CSD) po shqyrton nëse Tebas ka shkelur protokollet institucionale përmes deklaratave të tij publike.

Kjo situatë e fundit pritet të thellojë edhe më tej përplasjen mes drejtuesit të La Ligës dhe Real Madridit, marrëdhëniet e të cilëve kanë qenë prej kohësh të tensionuara.

Për momentin, nuk është bërë e ditur nëse ndaj Tebas do të merret ndonjë masë konkrete

Reklamë

Kolegji AAB – ne fund pas kutise ‘mos e humb as nje lajm’