Jakup Krasniqi niset drejt Kosovës, Specialja i aprovon vizitën familjare për arsye humanitare

Ish-zëdhënësi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqi, është nisur drejt Kosovës, pasi Gjykata Speciale ia ka aprovuar një vizitë familjare në vendlindje për arsye të forta humanitare.
Lajmi është konfirmuar nga Gjykata Speciale në një përgjigje për ATV-në, ku është bërë e ditur se Trupi Gjykues ka udhëzuar Zyrën Administrative që të organizojë vizitën nën masa të kujdestarisë.
Reklamë
Sipas Speciales, kjo është vizita e 15-të e këtij lloji që gjyqtarët e Dhomave të Specializuara kanë urdhëruar deri më tani për një të paraburgosur në Kosovë, për arsye humanitare.
Në përgjigjen e gjykatës thuhet se vizitat e tilla lejohen në bazë të Rregullës 56 të Rregullores së Procedurës dhe të Provave të Dhomave të Specializuara të Kosovës, si dhe standardeve ndërkombëtare për të drejtat e njeriut.
Krasniqi, njëri nga figurat kyçe të UÇK-së, pak javë më parë u dënua me 25 vjet burgim nga Gjykata Speciale.
Kjo është hera e dytë që ai kthehet në Kosovë që nga dërgimi në Hagë. Herën e parë kishte ardhur në vendlindje pas vdekjes së vëllait të tij.
Reklamë










