​Izraeli hedh poshtë urdhër-arrestin për Netanyahun dhe Gallant

Ministrat e qeverisë izraelite dhe liderët e opozitës hodhën poshtë urdhër-arrestet e lëshuara nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (ICC) sot për kryeministrin Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrin e Mbrojtjes Yoav Gallant për krime lufte dhe kundër njerëzimit në Rripin e Gazës.

Netanyahu i quajti urdhrat e arrestit të ICC “të rreme dhe të njëanshme politikisht”. Në një deklaratë të lëshuar nga zyra e tij, kryeministri izraelit pohoi se “Nuk ka asgjë më të drejtë se lufta që Izraeli ka bërë në Gaza”.

Presidenti izraelit Isaac Herzog tha se urdhër-arrestet ishin “një ditë e zezë për drejtësinë”. Ministri i Jashtëm Gideon Sa’ar i quajti urdhër-arrestet e ICC-së një “moment të errët”, duke pretenduar se gjykata me bazë në Hagë “humbi të gjithë legjitimitetin për ekzistencën dhe aktivitetet e saj”.

Ministrja izraelite e Transportit Miri Regev e quajti urdhër-arrestimin e ICC-së “absurditet ligjor”.

“Izraeli nuk do të kërkojë falje për mbrojtjen e qytetarëve të tij – ky nuk është një krim,” tha Regev në X.

Udhëheqësi i opozitës Yair Lapid kritikoi urdhrat e arrestit, duke thënë se Izraeli po mbron veten.

Ish-ministri i kabinetit të luftës, Benny Gantz, i përshkroi urdhër-arrestet si “verbëri morale”.

Dhoma Paragjyqësore e gjykatës tha se “lëshoi urdhër-arrest për Benjamin Netanyahu dhe Yoav Gallant, për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte të kryera nga të paktën 8 tetori 2023 deri të paktën 20 maj 2024.”

“Dhoma vlerësoi se ka arsye për të besuar se të dy individët me qëllim dhe me vetëdije privuan popullatën civile në Gaza nga objektet e domosdoshme për mbijetesën e tyre, duke përfshirë ushqimin, ujin dhe ilaçet dhe furnizimet mjekësore, si dhe karburantin dhe energjinë elektrike”, thuhet në vendim. /AA

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA